Këngëtari nga Kosova, Ron Zaiti, është njëri nga konkurrentët e Ferma VIP 2.
Ai po vazhdon me dinamikat në fermë dhe natyrisht se në spektakle të tilla ka edhe mosmarrëveshje me të tjerët.
Së fundmi u bë virale një video e tij ku shihet në një përplasje me Alba Pollozhanin.
“Injorante”, iu drejtua ai.
E ish-konkurrentja e “Përputhen” ia ktheu: “Kur të mësohesh të flasësh tamam, jo me urdhër”.
Më pas artisti shqiptar dëgjohet duke e sharë, gjë që mori vëmendje të madhe në TikTok.
Pritet të shihet nëse do të komentohet kjo ngjarje dhe nëse do të ketë një dënim për Ronin.