Në mes të stresit të shtatzënisë së dytë, modeles shqiptare Ardiana Lekaj, iu desh të kalonte një përvojë tmerri.
Sipërmarrësja është përfshirë në një aksident në autostradë dhe është dashur të shkojë në spital, shkruan prestigjiozja 20 minuten .
Të shtunën, ajo njoftoi ndjekësit në rrjete sociale me një fotografi të ndarë nga spitali.
“Dikush më goditi nga pas në autostradë. Kam marrë një goditje të madhe në përgjithësi”, tha ajo, duke përshkruar incidentin, ku u përfshinë tre makina.
Përplasja tregon tutje se u shkaktua nga shoferi përballë Ardianës.
“Mezi arrita të frenoja, por njerëzit pas meje nuk mundën”, thotë ajo.
Për shkak se është shtatzënë, ajo u dërgua direkt në spital për një kontroll.
“Rrahjet e zemrës së foshnjës nuk ishin aq të mira në fillim, ndoshta për shkak të stresit dhe shokut. Kam pasur edhe shumë kontraksione duke qenë se jam në javën e 36-të”, thotë influencuesja.
Kjo është ‘jashtëzakonisht e rrezikshme’ sepse mund të shkaktojë shkëputjen e placentës. Specialistët në spital gjithashtu donin të vëzhgonin Ardianën gjatë natës për të përjashtuar mundësinë e përzierjes së gjakut të saj dhe të fëmijës.