Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Lushnjë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një makinë tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat e hekurta anësore të autostradës dhe për pasojë ka shpërthyer në flakë.
Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur rëndë dhe dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.