Donald Trump udhëton për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut: Do të takoj Melonin në Romë

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të takohet me kryeministren Giorgia Meloni gjatë vizitës së tij në Romë për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut.

Duke folur me gazetarët përpara se të largohej nga Uashingtoni për të udhëtuar në Itali, presidenti amerikan tha: “Do të takohem me kryeministrin italian”. Air Force One është planifikuar të mbërrijë në Romë në orën 22:50. koha lokale. Ndërkohë, kreu i Shtëpisë së Bardhë pohoi se mund të takonte edhe Zelenskyt në Romë.

Trump tha gjithashtu se kishte folur “shumë herë” me homologun e tij kinez, Xi Jinping. Megjithatë, presidenti amerikan nuk pranoi të thoshte nëse ai kishte folur me Xi pas njoftimit të tarifave tregtare të vendosura ndaj Pekinit.

Presidenti zbuloi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë “shumë afër” një marrëveshje tregtare me Japoninë. “Ne shkojmë shumë mirë,” shtoi ai, duke folur me gazetarët.

 

Trump përsëriti se ai beson se “ne jemi shumë afër” një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti amerikan u shpreh se ai “nuk ka një afat” për arritjen e një marrëveshjeje, por theksoi se ai e dëshironte atë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Duke folur për bisedimet bërthamore SHBA-Iran, Trump tha: “Ato po shkojnë shumë mirë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.


Shtuar 25.04.2025 22:52

Tags: ,