Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha prezanton kandidatët në Himarë, shoqërohet nga Fredi Beleri

Këtë të enjte, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha, ka mbërritur në Himarë për të marrë pjesë në prezantimin e kandidatëve të koalicionit opozitar PD-ASHM në këtë qytet.

Berisha u shfaq i shoqëruar nga Fredi Beleri, ish-kandidati i PD për bashkinë e Himarës në zgjedhjet vendore dy vite më parë, por u arrestua për shitblerje votash.

Beleri më pas kandidoi për eurodeputet në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, nën siglën e partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe siguroi një vend në të.

Së bashku me Berishën ishte dhe ish-kandidati tjetër për zgjedhjet e Himarës, Petro Gjikuria si edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.


Shtuar 24.04.2025 11:43