Një tjetër lëvizje raportohet se do të ndodhë në Bashkinë e Tiranës. Pas shkarkimit të Toni Benit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Bashkiake, Elona Lalaj Xhelilaj, do të jetë pasuesja e kësaj detyre.
Referuar burime të “VNA.al”, mësohet se Elona Lalaj Xhelilaj, pritet të emërohet Drejtuese e Policisë Bashkiake.
Ky emërim, duket të jetë pjesë e “fshesës” për largimin e njerëzve të Veliajt në Bashkinë e Tiranës.
Në detyrën e shefit të Policisë Bashkiake, ishte komanduar Toni Beni, i cili u shkarkua një muaj më parë.
Ky i fundit, njihej si një nga njerëzit e afërt të Veliajt në Bashkinë e Tiranës.
Pas përplasjeve për postin e nënkryetarit të Bashkisë ku Veliaj emëroi Sara Goxhajn, të cilën Rama e shkarkoi duke emëruar të preferuarën e tij Anuela Ristani, tashmë dhe drejtuesi i ri i Policisë Bashkiake duket të jetë një preferencë e kryeministrit, i cili “nga larg” po tërheq fijet e drejtimit të Bashkisë më të madhe në vend./ VNA.al