Wizz Air reagon pas akuzave të fundit mbi praktikat e çmimeve të padrejta

Wizz Air pranon shqetësimet e ngritura në artikullin e fundit të publikuar lidhur me përvojën e pasagjerit me tarifat e ndryshimit të fluturimeve. Ne vlerësojmë komentet nga të gjithë klientët tanë, përfshirë anëtarët e medias, dhe gjithmonë synojmë të trajtojmë çdo çështje në mënyrë konstruktive dhe transparente.

Në këtë situatë, pasagjeri ka ndryshuar vullnetarisht datat e një rezervimi të konfirmuar. Sipas kushteve dhe termave të disponueshme gjithashtu edhe publikisht nga Wizz Air, të gjitha ndryshimet e fluturimeve janë subjekt i:

– Një tarife ndryshimi për pasagjer për çdo fluturim, dhe

– Diferencave të çmimeve midis fluturimeve origjinale dhe të datave të reja të zgjedhura.

Kostoja shtesë që ka paguar pasagjeri pasqyron diferencën e çmimit për fluturimin e kthimit, dhe gjithashtu tarifat e ndryshimit të aplikueshme, të llogaritura qartë në momentin e modifikimit. Këto tarifa janë një praktikë standarde në industrinë e aviacionit dhe zbatohen njësoj në rrjetin e Wizz Air. Shuma totale për t`u paguar ishte në përputhje me politikat tona dhe pasqyronte saktësisht zgjedhjet e bëra nga klienti.

Ne kërkojmë ndjesë për çdo pakënaqësi të shkaktuar dhe e kuptojmë faktin që tarifat e ndryshimit të fluturimeve mund të jenë të frustruese.

Megjithatë, dëshirojmë të theksojmë se:

– Pasagjeri u informua për kostot para se të finalizonte ndryshimin.
– Nuk u aplikuan tarifa shtesë apo të fshehura jashtë strukturës së çmimeve të përcaktuara nga Wizz Air.
– Ekipi ynë i shërbimit ndaj klientit shqyrtoi kërkesën në mënyrë të thelluar dhe konfirmoi se ndryshimi u përpunua siç duhet.

Wizz Air është krenare për kontributin e saj të rëndësishëm në rritjen e turizmit në Shqipëri, duke ofruar mbi 45 linja direkte nga Tirana dhe duke mbështetur mijëra udhëtarë çdo javë.


Shtuar 22.04.2025 18:00