Këlliçi flet për skemë të trafikimit të votave brenda në PS: Xhafaj vota me klering, i vëllai po lobon me bandat! Skemën e dirigjon Veliaj nga burgu

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, njëkohësisht kandidat për deputet, Belind Këlliçi zbardh përplasjet e forta brenda PS-së në prag të 11 majit.

Në studion e ‘Kafe Shqeto’ të Syri TV, Këlliçi zbardhi një tjetër skandal, ‘skemën e votave me klering” mes Vullnet Sinës dhe grupit të strukturuar kriminal “5D”, që lidhet me deputetin e PS-së Fatmir Xhafaj dhe që dirigjohet nga burgu nga kryebashkiakun Erion Veliaj.

Sipas Këlliçit skema që ndihmoi Xhafajn të bëhej deputet në 2021, duke sfiduar vetë Edi Ramën dhe duke forcuar pushtetin e Erion Veliajt në PS, po riaplikohet sërish.

Pjese nga biseda

Belind Këlliçi: Për herë të parë kemi vota me klering. E padëgjuar, Burime pranë PS që i kemi të konfirmuar se ata po shqyhen me njëri tjetrin kanë informuar opozitën pse po ndodh fenomeni i votave me klering mes Vullnet Sinës dhe grupit të strukturuar kriminal 5 D, e deputetit 5 D që është Fatmir Xhafaj në Tiranë.

Fatmir Xhafaj do të dalë prapë me votat e Erjon Veliajt?

Belind Këlliçi: Edhe me votat e Geron Xhafës. Në Tiranë në 2021, Fatmir Xhafaj ishte i vendosur 23 në listë, qëllimisht nga Rama për tu lënë jashtë parlamentit, por Erion Veliaj me grupin e strukturuar kriminal ‘5D’ ndërhyjnë në zgjedhje përdhunshëm dhe e nxjerrin deputet me 15 – 16 mijë vota, rrotë rrotë me Edi Ramën, duke rrezikuar dhe vetë këtë të fundit me vota.

Kjo histori ra shumë erë dhe i dha një mesazh të qartë Edi Ramës për fuqinë që kishte Erion Veliaj jo vetëm për të nxjerrë deputetë por dhe për të diktuar si shkonte karriera politike brenda PS-së apo për të lënë kandidat rezervë për të goditur Ramën në një moment të dytë, që ishte Fatmir Xhafaj. Pra nisën ëndrrat për pushtet dhe të merrnin PS. E bëri Rama me Veliajn kundër Fatos Nanos. Tani i erdhi Rama ta hante.


Shtuar 22.04.2025 19:55