Asnjë viktimë dhe 6 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë viktimë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar gjithashtu se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 10 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.325, derisa në total janë infektuar 107.749 persona.

Në Kosovë, aktualisht janë 166 raste aktive në rang kombëtar./albeu.com


Shtuar 29.06.2021 15:09