VIDEO/ Gol në minutën e 94-të nga Orsolini, shtang Interin dhe i jep asist Napolit për titullin

Interi u mposht në transfertën me Bolonjën me rezultatin minimal 0-1.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej në barazimin pa gola, Orsolini bëri magjinë me roveshatë në minutën e 94-të për të shtangur zikaltërit dhe për ti dhënë fitores skuadrës së tij.

Me këtë 3 pikësh, ata ngjiten në zonën Champions me 60 pikë ndërsa asistojnë edhe Napolin në garën për titullin duke qenë se është me pikë të barabarta me skuadrën e Inzagit, me 71 pikë.

GOLI I ORSOLINIT (VIDEO)


Shtuar 21.04.2025 01:06