Gjesti performon në “Arena Kombëtare” në ndeshjen Shqipëri-Serbi?

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, dhe fituesi “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, do performojë në stadiumin ”Arena Kombëtare”.

Kjo do ndodhë pikërisht në ditën kur Shqipëria dhe Serbia, do kenë përballjen e tyre për fazën kualifikuese për Botërorin 2026.

Gjesti këtë e ka konfirmuar vetë në një paraqitje të tij, pas shpalljes fitues në “Big Brother VIP Albania 4”, ndërsa u ka bërë thirrje fansave të tij t’i bashkohen më 7 qershor.

Ndeshjen e parë Anglia, Shqipëria e ka nisur në ‘Wembley’, ku ka humbur 2-0 nga Anglia, kurse duelin e dytë e ka fituar 3:0 ndaj Andorras./Syri.net