Ditën e sotme në vendin tonë, parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të freskëta me origjinë Veriperëndimore.
Kjo do të sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend. Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Veriore dhe Qëndrore, duke lënë Jugun nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.
Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat, do të shtohen gradualisht në të gjithë territori e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 27°C vlera maksimale në qarkun e Durrësit.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.