Përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka denoncuar Policinë Bashkiake, e cila sipas tij, i ka vendosur një qytetari një gjobë pa të drejtë.
Sipas deputetit, gjoba e majme prej 200 mijë lekësh, i është vënë një burri të moshuar pasi ka krasitur pemët që ai vetë i ka mbjellë në ambientin para dritares së tij, në një pallat tek trekëndëshi i 1 majit.
Sipas deputetit, Sabriu, i moshuari i gjobitur ka 4 muaj që po kërkon të drejtën e tij, por nuk po mundet.
Postimi i plotë i Braçes:
Kjo nuk eshte policia bashkiake qe na duhet!!
Dje ju thashe qe “kur i do policite e te gjitha llojeve, nuk i gjen kurrë”; por ama per te bere dem ne komunitet hjenden gjithnje;
Tek trekëndëshi i 1 majit më përplasën në fytyrë këtë gjobë – 20.000 lekë, d.m.th 200 mijë lekë, troç 200 euro.
Gjoba thote per shkulje prerje pemesh, shkurresh etj;
Një burrë i moshuar-Sabriu, që ka shtëpinë në kat të parë i ka mbjellë vetë edhe ullinjtë, edhe pemët e tjera, edhe shkurret.
Te harlisura e ne periudhen e duhur i ka krasitur siç ja bën muuuuu.
Pra i ka mirembajtur sic i miremban perdite!!
I vunë këtë gjobë! Ka katër muaj që plas të gjejë të drejtën e tij por se gjen kërkund.
Ndaj jo cdo lloj injoranti merr vesh nga kjo pune;
Krasitja e pemëve të tua nuk është shkelje ligji!
Tani mezi pres qe polici i radhes i Policise Bashkiake te hyjë ketu e te me thote “Ti gënjen”!