Rama: BE nuk bën bamirësi, unioni sheh tek Shqipëria një aktor me besueshmëri të lartë

Këtë të martë , kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar bashkëbisedimin e tij me ndjekësin në Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve.

Rama komentoi vizitën e tij të zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, ku u shpreh se ecuria e Shqipërisë drejt BE është përshëndetur nga të gjithë.

“BE sot është më e interesuar si asnjëherë për zgjerimin dhe shikon tek Shqipëria një aktor me besueshmëri të lartë. Dhe së bashku me Malin e Zi sheh një anëtar të ri.

Është gjeopolitika patjetër që dikton këtë përshpejtim, por të gjithë duhet ta dinë se pavarësisht gjeopolitikës, BE nuk të fal asgjë.

BE mund të jetë e padrejtë kur t’i mund ta meritosh dhe për arsye të dinamikave të brendshme të thotë jo, por nuk është në situatën e një bamirësi.

Nuk ka asgjë më të padiskutueshme lidhur me gjithë procesin e shtet bërjes në Shqipëri sesa rezultatet e monitorimit të BE”, tha ai.

Rama po ashtu,  ritheksoi se një ditë më parë u hap një tjetër grupkapitull i negociatave të anëtarësimit.

“Kemi çelur një tjetër grupkapitujsh që siç e dëgjuat dhe ua rrokanisën kokën se nuk do hapej më sepse ishte mbyllur dera për Shqipërinë.

Sepse mua nuk më kishin dhënë as darkë sepse isha sjellë keq, dhe po prisnin bufin e kënetës të gjithë, bashkë me qirje Dulen, se shkojë qirje Dule në BE se ua hapi derën qirje Beleri”, tha ai.


Shtuar 15.04.2025 08:49

Tags: ,