Raporti vjetor/ Altin Dumani në KLP: Në 1 vit, SPAK ka marrë në hetim 33 ish-zyrtarë të lartë

Këtë të hënë, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka nisur para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, leximin e raportit vjetor të punës së bërë nga Prokuroria e Posaçme përgjatë vitit 2024.

“33 zyrtarë të lartë në hetim, dy prej tyre edhe në çështje të ndryshme.

Hetimi ka treguar se korrupsioni zhvillohet përmes skemave të sostifikuara të ngritura nga zyrtarët e lartë”, tha Dumani.

Ai tha se vlera e pasurive të sekuestruara arrin në vlerën e 27 milionë eurove, ndërsa i atyre të konfiskuara në vlerën 36 milionë euro.

PJESË NGA RAPORTIMI I DUMANIT

SPAK ka miratuar një sërë aktesh të rëndësishme nënligjore. Gjatë 2024, nga 4422 kërkesa të përcjella nga institucionet, 982 prej tyre kanë ardhur nga institucione shtetërore. Në 2024, në SPAK, 114 punonjës kanë ushtruar detyrën, punonjës administrativë, prokurorë etj. Bazuar në strukturën aktuale, 2024 është mbyllur me disa vakanca, 40 hetues, 11 në stafin administativ etj. Në total, janë 41 ankime të komisionerëve publike që duhet të ndiqen nga drejtuesi i SPAK. Janar 2025-qershor 2026 drejtuesi i SPAK duhet të ndjekë 150-200 seanca. Janë nënshkruar 4 urdhra të përbashket mes spak dhe BKH.

Në lidhje me krimin e organizuar, gjatë 2024 kanë pësuar një trend rritës çështjet e hetuara dhe të përfunduara. 18.8% rritje të procedimeve penale krahasuar me 2023. Një rritje me 35% vërehet edhe me hetimet e përfunduara krahasuar me 2023. Ka një përmirësim te vazhdueshëm në përfundumin e hetimeve. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë te lartë, 2 prej tyre në 2 procedime te ndryshme secili.

Në 2024, jane 10 funksionarë të lartë publike qe ka patur vendime të formës së prerë. Rritje kanë shënuar dhe procedimet për veprën e pastrimit të parave, janë në masën 34%. Gjatë 2024, konstatohen në total 132 hetime të nisura nga referime dhe jo vetëm. 2021-2024 SPAK ka regjistruar një numër të procedimeve penale të reja. Gjatë 2024, janë regjistruar 328 procedume penale të reja, rritje krahasuar me 2023. Këto të dhëna drejtojnë përmirësim të punës së SPAK.

Krahasuar me 2024, vlera totale e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, ka pësuar rritje. Sa i takon masave të sigurtimit, SPAK ka aplikuar një politikë. Numri i të burgosurve që janë dënuar nga SPAK, përbën 9.5 % te totalit. 165 persona janë denuar pas procedimeve të SPAK. Për 2024, në GJKKO jane gjykuar 145 çështje, ku ka përfunduar gjykimi i ceshtjeve për 54 çështje. Vazhdon gjykimi për të tjerët. SPAK merr masa dhe mbikëqyr dhe ekzekutimet e vendimeve penale. 20 vendime kanë marrë formë te prerë në GJKKO, 56 vendime kanë marrë formë te prerë në Apel.

DUMANI PER PROBLEMATIKAT E PUNES NE SPAK

1. Presioni ndaj institucionit, mes sulmeve dhe debatit

2. ⁠Statusi i prokurorëve pas përfundimit

3. ⁠Mungesa e këshilltarëve ligjorë

4. ⁠Numri i referimeve

5. ⁠Përfundimi i ngritjes së administrimit të çështjeve

6. ⁠Krijimi i njësisë së analizës, sipas një modeli bashkëkohor

7. ⁠Statusi i specialistëve, si nënpunës civilë

8. ⁠Mungesa e kompetencës nga të huajt për subjektet e shqiptare

9. C⁠cështja e mos-ekstradimeve nga Dubai


Shtuar 14.04.2025 11:48