Këtë të shtunë, Partia Socialiste hapi fushatën elektorale në Tiranë në sheshin Skënderbej në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Një hapje fushate që dukej më shumë si një konkurs vallesh dhe kërcimi se një aktivitete politik. Dhe ku binte në sy një braktisje totale nga qytetarët.
Përmes një reagimi në “Facebook”, analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka shkruar shkurt duke e ironizuar hapjen e fushatës së Partisë Socialiste.
“Cirk dhe bukë. P.S. Bukën do ta blini. Cirku falas”, ironizon gazetari Dervishi.