Ditën e sotme, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, do të shpalosin programin elektoral 2025-2029 në Kuvendin Kombëtar të PD-së, tek Pallati i Kongreseve në Tiranë, një ditë pas hapjes së fushatës.
Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se i pranishëm në shpalosjen e programit për Shqipërinë Madhështore, do të jetë edhe kryedemokrati Sali Berisha.
“Në ora 17:00, me prezencën e Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha, Partia Demokratike dhe ASHM shpalosin programin për Shqipërinë Madhështore 2025-2029 në Kuvendin Kombëtar tek Pallati i Kongreseve, Tiranë”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Ditën e djeshme, PD hapi fushatën elektorale në Sheshin Nënë Tereza në kryeqytet, ku i pranishëm krah Berishës ishte edhe strategu amerikan Chriss LaCivita.