Në hapjen e fushatës së koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, disa kandidatët për deputetë kanë mbajtur në dorë disa bluza me emrin e ish-deputetit Ervin Salianji. Ky i fundit për shkak të dënimit me 1 vit burg nuk ishte pjesë as e fushatës dhe as e listave për deputetë.
Më herët gjatë ditës, Salianji dhe mesazhin e tij nga burgu i Fierit drejtuar demokratëve dhe simpatizantëve të PD. Ai u shpreh se nuk do të jetë fizikisht për shkak të një dënimi politik teksa theksoi se kjo do të jetë hera e parë që do të mungojë. Ish-deputeti tha se Shqipëria duhet të lërë pas këtë kapitull të errët 12 vjeçar, ku u instalua një sundim shtypës, ndërsa shtoi PD është e vetmja shpresë për ndryshim.
Ervin Salianji është dënuar me një vit burg për dosjen “Babale”. Ai është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.