Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërish ankimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me sekuestrimin e pasurive të tij. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimet e Gjykatës së Posaçme dhe Gjykatës së Lartë që i la në fuqi.
Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë dhe e dërgon çështjen edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm.
Arben Ahmetaj është në arrati prej Qershorit 2023, ndërsa në 24 Korrik të vitit 2024 ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është vënë nën hetim nga SPAK, teksa gjithashtu dështoi në nismën juridiko-ligjore ku kundërshtonte hetimet dhe disa sekuestrime të SPAK, si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë.
Më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili kërkonte që të hiqej sekuestro për banesën në zonën e Shallvareve dhe 125 mijë € në bankë.
Vazhdimisht ish-ministri i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka bërë kërkesë për heqen e sekuestros së pasurisë, kërkesë e cila më herët u rrëzua nga Apeli i Posaçëm, më pas edhe nga Gjykata e Lartë.
Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Atij me herët i janë sekustruar 4 apartamente, si dhe dy llogari bankare të cilat arrijnë vlerën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro), pasuri të cilën dyshohet se e ka përfituar falë marrëdhënies me pronarët e inceneratorëve.