Këtë të premte rreth orës 07:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Moravë, Berat, ku raportohet se një 50-vjeçari Eduart Ismailii, 50- vjeç, ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Pas disa orësh në kujdes intensiv, ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor ka nisur hetimet, për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31-vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50-vjeç.
Si pasojë është dëmtuar Eduart Ismaili, 5o-vjeç i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.