Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Në orët e para të kësaj të hëne, kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur  në Prokurorinë e Posaçme.

Megjithëse nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e kësaj seance, mendohet se temë e dëshmisë do të jenë prokurimet e firmosura nga ky i fundit.

Kujtojmë se në janar të këtij viti, qeveria ka hapur garën për ta zëvendësuar Myzyrin, proces që ende nuk ka ndodhur.


Shtuar 7.04.2025 09:10