Deklarata e Adriana Kalaja, kryetare e Komisionit të Apelimit në PD:
Në emër të PD më 2 shtator 2024, kam depozituar një kallëzim penal pranë SPAK:
KUNDËR:
– Edi Rama, me cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Lindita Rama, me cilësinë e bashkëshortes së Kryeministrit dhe ish anëtares së Bordit Drejtues të Bankës Amerikane të Investimeve etj.
OBJEKTI:
1. Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar, të cilët sipas dokumentacionit të administruar bashkëlidhur këtij kallëzimi, rezulton se personalisht apo në bashkëpunim me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të funksioneve apo përgjegjësive të tyre, ekziston dyshimi i bazuar në prova se, kanë konsumuar këto vepra penale: “Fallsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal; “Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal; Vepra penale këto të kryera në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
2. Paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi këtë pronë, deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje.