Ronaldo pak ditë më parë tha se Ançeloti në Brazil nuk ishte një fantazi e medieve pasi kishte qenë vetë ai që kishte bërë ndërmjetësin mes palëve, por më pas asgjë nuk u finalizua pasi Reali kishte vendosur veton duke mbajtur trajnerin në “Bernabeu”.
Sipas “New York Times” Federata Braziliane e Futbollit, në alarm pas shfaqjes horror të ekipit në ndeshjen me Argjentinën, ka rinisur kontaktet me teknikun italian, i cili konsiderohet si njeriu i duhur për të rikthyer pesë herë kampionët e botës aty ku e meritojnë.
Presidenti i rizgjedhur i Federatës në fjalë, Ednaldo Rodrigues, prej kohësh i ka vendosur vetes si qëllim për të afruar Ançelotin.
Rodrigues kishte premtuar që ta merrte Ançelotin që në qershor të 2024-ës, por triumfi në Madrid bëri që gjithçka të mos konkretizohej.