“Fermerët i kanë lënë pa asnjë mbështetje”, Bardhi: Për Belinda Ballukun s’ka asnjë rëndësi sakrifica e tyre

Drejtuesi Politik i Qarkut të Fierit Gazment Bardhi, ka publikuar disa nga pikat kryesore të programit Partisë Demokratike, për sektorin e bujqësisë.

Teksa renditi pikat kryesore që shkojnë si mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerin, Bardhi u shpreh se për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun nuk ka asnjë rëndësi mundi, sakrifica apo vështirësitë e fermerëve por vetëm fasada dhe premtimet boshe.

Postimi i plotë:

Për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, nuk ka asnjë rëndësi mundi, sakrifica apo vështirësitë e fermerëve. Ata shohin vetëm pamjen e jashtme të produkteve shqiptare, ndërkohë që fermerët i kanë lënë vetëm dhe pa asnjë mbështetje. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka një rënie dramatike dhe produktet mbeten stok dhe të pa shitura. Numri i krerëve të bagëtive është ulur me 62 përqind krahasuar me vitin 2013.

Për t`i dhënë fund kësaj situate dhe për të qenë çdo ditë në mbështetje të fermerëve, qeveria e PD pas 11 Majit do të:

 Subvencionojë për çdo njësi prodhimi, kokë bagëti dhe fidan të blerë fermerët dhe rritje për këtë qëllim e fondit të subvencionimit direkt të fermerëve nga 0.5 përqind e shpenzimeve buxhetore, në 3.5 përqind sa është niveli mesatar i rajonit.

Karta e ID do jetë NIPT-i i fermerit, mbështetje direkte, subvencion për sipërmarrësit në fushën e bujqësisë, ku çdo fermer do identifikohet me një NIPT.
 TVSH-ja në sektorin e përpunimit të prodhimeve bujqësore do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje, kështu që paratë do shkojnë direkt tek fermeri dhe jo tek grosisti.
 Nafta do të subvencionohet gjer në nivelin e kostos.
 Subvencionim i normave të interesit deri në masën 80 përqind për kreditë bankare në fushën e bujqësisë.

Zhvillimi i infrastrukturës bujqësore do mbështetet nga investime thelbësore veçanërisht në ujitje dhe kullim ku çdo vit do investohen një shumë rreth 70 milionë dollarë me qëllim dyfishimin në katër vite të sipërfaqjes së ujitjes.
 Kompensim financiar me çmim dysheme për stokun e prodhimit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut dhe incentivim në ngritjen e industrisë agroushqimore për absorbimin e këtij stoku dhe shmangien e asgjësimit të këtyre produkteve.

Voto nr. 1: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.


Shtuar 27.03.2025 14:51