Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka

Gjesti dhe Egli Tako kanë diskutuar sërish pas përfundimit të spektaklit të së martës.

Ata kanë sqaruar njëri-tjetrin për gjërat brenda, veprimet dhe gjërat e tyre që nga fillimi.

Banorja ia ka bërë me dije se nuk është futur për hakmarrje pasi në këtë rast nuk do të kishte folur fare.

“Të kam dhënë fjalën dhe nuk të sulmoj. Kam mbyllur gojën sepse besoja së më ke jashtë”, tha ajo

Gjesti nga ana tjetër i tha se kur të dalin jashtë do të zgjidhin gjithçka, për këto që kanë ndodhur në këtë format

“Mua më ke lënë të kuptoj që je një djalë që bie në dashuri. Tani arrij të kuptoj, kam dalë në një konkluzion që je natyrë aventuriere dhe shpirt i lirë”, i tha ndër tjerash Tako.

Gjesti i ka përmendur disa herë se nuk bën plane dhe se ka dëshirë që të rrjedhin gjërat.


Shtuar 26.03.2025 11:40

Tags: ,