Veliaj në burg! Kush e drejton Bashkinë e Tiranës? Rama: Unë s’jam kryetari, punët e mia i kam mbyllur…

Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar se nuk është i përfshirë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që nga data 10 shkurt.

Rama theksoi se angazhimet e tij në Bashkinë e Tiranës, kanë përfunduar që në vitin 2011 dhe se ai nuk ka lidhje me drejtimin e këtij institucioni.

“Nuk e drejtoj unë bashkinë”, tha kreu i qeverisë.

Ai iu përgjigj një komentueseje: “Unë punët në Bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”.


Shtuar 25.03.2025 09:30

Tags: