Këtë të hënë, Monika Kryemadhi, ka uruar në rrjetet sociale presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta në 56-vjetorin e lindjes.
Ajo i uron edhe 100 Metës dhe se shpreson që dhuratën më të bukur ta marrë më 11 maj.
“Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë”, shkruan Kryemadhi.