Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi prezantoi të shtunën, Adriana Kalanë dhe Ethem Agën, dy kandidatët e PD në listat e hapura për zonën e Vaqarrit, Pezës dhe Ndroqit.
Këlliçi, në një postim në rrjetin social facebook ka ndarë disa foto nga ky takim ku shkruan se “përveçse qëndrestarë dhe profesionistë të aftë, dy kandidatët tanë janë edhe përfaqësues të popullit tirons, aq shumë të nëpërkëmbur në të drejtat e tyre nga kjo qeveri”.
“Lënia në harresë totale e fshatrave piktoreske të Tiranës, të cilët shumë lehtë mund të bëheshin pjesë e zhvillimit turistik aq të trumbetuar, është e qëllimshme dhe thellësisht politike.
Kjo harresë merr fund njëherë e mirë me 11 Maj, ku në Tiranë dhe në gjithë Shqiperinë do fryjë era e zhvillimit të qëndrueshëm, real dhe gjithëpërfshirës”, shkruan kandidati i PD për Tiranën në listën e mbyllur të PD, Belind Këll”, shkruan kandidati i PD për Tiranën në listën e mbyllur të PD, Belind Këlliçi.