Ditën e djeshme, një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.
Si pasojë e zjarrit veç djegies totale të stallës, dyshohet se brenda janë djegur rrethe 320 krerë bagëti të imëta.
Mësohet se flakët kanë bërë që të ngordhin 320 bagëti, më konkretisht 31o krerë të imta dhe 9 gjedhë.
Pronari i stallës, Gjin Toma, dyshon se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
“Nga era e fortë, ka qenë shumë erë e fortë dhe nuk u shihte asgjë, vetëm një dele. Nga delet, vetëm një ka shpëtuar”, u shpreh pronari i stanit në një prononcim për mediat.
Ai kërkon ndihmë nga autoritetet.
“Edhe një qingj që pati shpëtuar, edhe ai ka cofë sot. Po çfarë të bëjmë tani? Dëmi shumë i madh është po s’kemi ç’ti bëjmë”, thotë Toma.
Si pasojë e zjarrit, mori flakë dhe një flakë tjetër pranë saj, por zjarri u vu shpejt në kontroll nga efektivët e zjarrfikëses.