Shiriti “vuan” kur Ronaldo humb, portugezin e nuk mbajnë nervat pas ndeshjes me Belgjikën (VIDEO)

Cristiano Ronaldo nuk e ka pritur mirë eliminimin e mbrëmshëm të Portugalisë ndaj Belgjikës me rezultatin 1-0, në fazën e 1/8-tave të Europianit.

Pas sfidës, sulmuesi është fokusuar nga kamerat teksa hedh dhe shkelmon shiritin e kapitenit.

Një gjest i rëndë për 36-vjeçarin, i cili duket se është mposhtur nga nervat e momentit.

Nga ana tjetër, kjo nuk është hera e parë kur nervozizmi i Ronaldos i tejkalon disi limitet pasi edhe në sezonin e fundit me Juventusin, pas një disfate flaku fanellën bardhezi.

Megjithatë, më pas u justifikua se ishte dhuratë për një nga mbledhësit e topave jashtë fushe.


Shtuar 28.06.2021 12:07