Ditën e sotme, gjatë një komunikimi live me ndjekësit në “Facebook”, një prej tyre kërkoi që Kryeministri Edi Rama të fuste Lulzim Bashën live.
Rama u përgjigj me humor, duke thënë: “Po fle tani, nga ora 12 zgjohet”.
Kryeministri shtoi: “Dje më ka kërkuar përsëri dhe do t’i jap një përgjigje. Ai feston vitin e ri, fle gjumë dhe zgjohet në pranverë. Pranvera për të fillon me 22 qershor. Por këtë herë është zgjuar, më ka surprizuar.”
Prej ditësh, Rama dhe Basha komunikojnë nëpërmjet videove në rrjetet sociale, duke shkëbmbyer ironi me njëri-tjertin.
Bisedat në distancë mes tyre:
Basha: “O Ramë kishte pyetur ku është Luli. Ja ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin, me demokratët euroatlantikë”.
Rama: “O mer Lul, si mos pyesja për ty, na thave sytë mer zotni! Vdiq Luli, thanë… vetëm unë s’e besova, se e di që je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7×7 po 42, ku ka vdekje që të afrohet ty o Lul! Vetëm kur dole dhe the jam gjallë thashë mos po rre tashi!.
Kreu i koalicionit euroatlantik i raporton kryeministrit Rama se ka nisur fushatën, madje i tregon edhe qytetet ku ndalen për takime elektorale, teksa kreu i PS me nostalgji i rikujton Bashës marrëveshjen e vitit 2017 mes tyre duke theksuar se vetëm një gjë nuk ka ndryshuar”.
Basha: “Ja ku e ke Lulin me Oriola Pampurin, me demokratët euro-atlantikë, në Ali Dem jemi, takim për zgjedhjet. Sot kam qenë në Shkodër, dje në Tiranë me kandidatë të tjerë”.
Rama: “Ndeze motorrat eee? Po shyqyr mer Lul, i madh je dhe bravo Basha: Po t’i ku je more Ramë”?
Rama: “Aty ku me ke lënë Lul, sipër çadrës tënde! Eh ca kohe ajo, t’i poshtë meje aty duke këndu himnin kombëtar dhe unë qe punoja lart, me zërin tënd ne sfond! Pastaj marrëveshja për të dalë krah për krah nga çadra, me ballin lart, flokët si gjithmonë pikë dhe me xhepin plot me mesazhet e doktorit tënd që të çonte zemra në iphone”.