Protesta më e madhe e paralajmëruar në Beograd ka nisur pak më parë, në 16:00 ku mijëra qytetarë janë mbledhur në në Bulevardin “Mbreti Aleksandar”, afër Parlamentit të Serbisë.
Mijra njerëz janë mbledhur nga i gjithë Serbia në Beograd në protestën më të madhe antiqeveritare.
Presidenti serb, Aleksandë Vuçiç pak më parë ka reaguar ku u shpreh se do të ruhen paqja dhe stabiliteti”.
“Jam i bindur që sot do ta përballojmë gjithë presionin, sulmet dhe do të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Dhe më pas do të fitojmë në të ardhmen”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në Instagram.
“Njerëzit kanë ëndrra të ndryshme. Disa ëndërrojnë për të shkatërruar diçka apo dikë, disa ëndërrojnë të ndërtojnë. Besoj se shumica e shtetasve serbë duan të ndërtojnë një Serbi më të mirë dhe më të suksesshme”, – ka thënë Vuçiç të shtunën.