Do ndikojnë zgjedhjet për integrimin, nëse do ketë rrotacion politik? Marta Kos zë gushtë Ramën

Nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Këtë përgjgije dha komisionerja për zgjerimin e BE-së Marta Kos kur u pyet nëse do të ndikojnë zgjedhjet për integrimin, nëse do të ketë rrotacion politik, dhe la me ‘gisht në gojë’ kryeministrin Rama i cili ka deklaruar se kjo do të vononte procesin.

Sipas eurokomisioneres, ka vetëm një të ardhme europiane për Shqipërinë.

“Nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në Bashkimin Europian se do të ndodhë në një kohë të gjatë dhe është proces i thellë. Jam e sigurt se reformat do të vijojnë dhe reformat nuk po kryhen se do BE, por dhe ky është proces transformues për Shqipërinë janë vetë qytetarët që do ta vendosin se çfarë qeverie do të kenë. Europa është kaq e mishëruar në Shqipëri sa unë shoh vetëm një të ardhme europiane për ju”- deklaroi komisionerja Marta Kos.


Shtuar 13.03.2025 12:39