Listat e kandidatëve/ Aleatët shkojnë në selinë blu, pritet zyrtarizmi i emrave

Një ditë para afatit zyrtar për dorëzimin në KQZ të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, aleatet e PD kanë shkuar në selinë blu.

Pas marrëveshjeve tashme të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë qe mbetet të behet është përcaktimi i emrave qe do garojnë nen koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.

Një prej aleatëve të PD-së, është edhe Partia Agrare Ambientaliste me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar më herët se nuk do të jetë në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.

Ndërkohë, Ilir Meta, do të jetë kandidat për deputet në Tiranë në listën e hapur, ndërkohë që një vend i sigurt për PL-ne pritet t’i jepet dhe Tedi Blushit po në kryeqytet.

Pjesë e paktit të arritur, është dhe një vend i sigurt në listat e PD në Qarkun e Elbasanit. Ne listat e këtij qytetit një emër i lakuar, është ai i ish-ministrit Edmond Haxhinasto.

Po ashtu, Partia e Lirisë, do te marrë dhe një mandat të sigurt në Fier. Ne këtë qark një emër i pranuar nga PD është ai i Erisa Xhixhos.


Shtuar 11.03.2025 12:29