Aksident i rëndë në Itali, 37-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga treni

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje tragjike u regjistrua në Itali, ku një 37-vjeçar shqiptar, u përplas nga treni në Milano.

Aksidenti ndodhi në shinat e trenit mes rrugës Imbonati dhe Valeggio. Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, por nuk mund të bënin asgjë.

Atyre u është dashur që të presin elektricitetin, në mënyrë që të ndërhynin mbi shina.

Sipas policisë, shqiptari ka qenë shumë afër një treni në lëvizje, sepse ka qenë duke ecur shumë pranë shinave. Identiteti i tij nuk është bërë publik.


Shtuar 11.03.2025 10:30