Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku një 2-vjeçar është përplasur nga një automjet.
I mituri është transportuar për mjekim në Spitalin e Traumës, por s’ka mundur tu rezistojë plagëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
ndërkohë policia po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.