Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar për mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale. Përmes një reagimi për mediat, Ambasada amerikane shprehu besimin në demokracinë e Kosovës dhe u bëri thirrje palëve të gjejnë zgjidhje të përshtatshme që të ruhet integriteti i institucioneve të Kosovës.
“Ne kemi besim në demokracinë e Kosovës dhe u bëjmë thirrje palëve që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e institucioneve të Kosovës”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka më shumë se dy muaj që refuzon ftesën e Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur para prokurorëve në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore. Kurti ka insistuar vazhdimisht se duhet të intervistohet ne zyrën e tij në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.