Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Kur filloi të luhej muzikë greke, Gjesti, vendosi të mos i bashkohej festës. Ai u largua nga grupi dhe refuzoi të kërcejë, duke ngjallur reagime të shumta.
Disa e panë si një shfaqje patriotizmi shqiptar, ndërsa të tjerë e interpretuan si një zgjedhje personale të reperit.
Megjithatë, Gjesti, i njohur për qëndrimet e tij të forta, nuk ka komentuar ende veprimin e tij.