Fjalimi i Trump në Kongresin Amerikan, LaCivita shfaqet pranë shefit të FBI-së (VIDEO)

Ditën e djeshme, presidenti i SHBA-së Donald Trump, mbajti një fjalim të gjatë në Kongresin Amerikan, ku foli për disa nga temat më nxehta të momentit.

Të pranishëm në sallën e Kongresit ishin jo vetëm ligjvënësit, por edhe personazhe të rëndësishëm të jetës politike, ku në mesin e tyre ishte edhe Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, i cili tashmë ka marrë në dorë timonin e opozitës shqiptare dhe Partisë Demokratike.

LaCivita ishte ulur pranë shefit të ri i FBI-së, Kash Katel në momentin e fjalimit të Trump në Kongres.

LaCivita po ashtu, komentoi javët e para të presidencës së Trump, në një intervistë për rrjetin televiziv më të madh në SHBA, Fox News.

Të pranishëm ishin edhe disa prej personaliteteve mediatike si Matt Walsh dhe Ben Shapiro.

Chris LaCivita, është angazhuar për të punuar për opozitën shqiptare në këto zgjedhje.

Ai ka deklaruar se do vazhdojë të njëjtën punë që bëri me Trump edhe në Shqipëri.