Debat i ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Më ke ofenduar, mos më bëj për budallaqe (VIDEO)

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, në klipet që u trasmetuan nga Vëllai i Madh, Gjesti e ka pritur shumë keq prezencën e një nishani në kofshë të Eglit, duke konsideruar qimet sipër tij si gjënë më të shpifur që ka parë në jetë.

Ai i ka kërkuar banores me urgjencë që t’i heqë qimet, duke theksuar se një pamje e tillë e bën për të vjellë.

Ky moment, më pas është shoqëruar me injorim nga ana e tij për Egli, ç`ka e ka bërë banoren të ndihet keq.

Ndërsa kjo situatë është trajtuar në Prime, Gjesti vendosi të mos japë asnjë koment.

Por beteja mes dy banorëve, ka vijuar pas mbylljes së spektaklit me tone të ashpra mes tyre.

 


Shtuar 5.03.2025 09:24

Tags: , ,