Nga xhamia e Namazgjasë, në emisionin “Kjo është koha” hoxhë Ahmed Kalaja tha se Muaji i Ramazanit është një muaj i shenjtë.
Kalaja: Kryesore është që të kuptojmë madhështinë dhe bekimin. Zoti na ka bërë një favor shumë të madh dhe vazhdimisht na përkëdhel herë pas herë, me namazin, dhënien e lëmoshës dhe një nga favoret më të mëdha është muaji i Ramazanit.
Ramazani është një festë e madhe që Zoti pret njerëzit dhe shpërblimi është shumë i madh shpërblimi. Në këtë muaj hapen dyert e Parajsës dhe në të ndodhet Nata e Kadrit dhe është një muaj ku prangosen djajtë.