I grisi skenarin grupit humbës, Gjesti debat të ashpër me Rozanën dhe Laertin

Grupi i Aldos u shpall fitues për të hapur Prime-n e së shtunës me kryeveprën botërore “Belle” nga Notre-Dame de Paris.

Pas këtij vendimi, një debat i fortë shpërtheu, pasi Gjesti akuzoi grupin kundërshtar se po përdornin situatat në shtëpi për të fituar. Rozana u shpreh se synonin ta kthenin performancën në diçka humoristike dhe se përpjekjet e tyre u realizuan pas konsultimeve me banorët, duke theksuar se Gjesti kishte penguar provat.

Rozana: Donim ta kthenim në diçka me humor. U realizua gjëja, pasi u konsultuam me një pjesë të mirë të banorëve. Gjatë provave që kishim në “Storm Arena”, Gjesti nuk na ka lënë në asnjë moment t’i bënim. Nuk mendoj se ka autor ose tekste të këqija, por ka vënie të këqija në skenë. Ne donim të bënim diçka gazmore dhe të siguroj që do ishte po aq e bukur sa kolegët.

Gjesti: Donin të na ulnin poshtë me tekstet e tyre. Më ka djegur për vjedhjet e cigareve. E gjej veten këtu. Por përse duhet ta bënin aty?

Ledioni: A do të të vinte keq sikur dikush të griste një tekst të këngës tënde?

Gjesti: Një këngë po. Por ajo që çfarë s’na quan ne…

Rozana: Gjesti nuk e ka lexuar asnjëherë skenarin.

Laerti: Kam copat e letrës këtu. Kam prova.

Gjesti: Përdornin Arbrin, Nedën dhe Ledionin vetëm për të fituar.


Shtuar 1.03.2025 22:28