Këtë të enjte në vendin tonë, masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë të sjellin vranësira dhe reshje shiu.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës, të mbetet me vranësira dhe shira me intensitet deri mesatar ku sërish rrebeshe, do të ketë në zonat jugore dhe jugperëndimore të vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës, deri në 16°C vlera maksimale që pritet të shënohet në Fier dhe Kuçovë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor-Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë.