Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, teksa kamioni i mirëmbjatjes së objekteve publike, ka marrë qindra dosje nga ky intitucion vendor, me qëllim asgjësimin e tyre.
Kështu u shpreh kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, e cila ka ndjekur nga afër ngarkimin e dokumenteve, që sipas saj janë tendera të firmosura nga Bashkia e Tiranës, për të cilat thotë se ka njoftuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e dosjes së Erion Veliajt.
E ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, avokatja tha se ata Ata kutiat duhet të ishin të vulosura me numër rendor, kush na siguron ne që gjatë rrugës meqenëse aty kishte tre punonjës brenda nuk janë hequr dokumenta të ndryshme, duke u zëvendësuar me të tjera.
“Çfarë punë ka makina e mirëmbajtjes me bashkinë e Tiranës, në aspektin e transferimit të dosjeve dhe aqmë shumë nëse ata do ishin në punën e tyre do bënin diçka ligjore, pra mund të dilnin e të informonin gazetarët që ishin jashtë lidhur me këtë transferim”,– tha Kalaja.
Adriana Kalaja: “Ka një ligj për administrimit e dokumentave, ka dhe një ligj tjetër për arkivat dhe janë të përcaktuara modalitetet se si dalin jashtë një funksioni për të ju drejtuar arkivës apo një institucioni tjetër dokumentat.
Ata kutiat duhet të ishin të vulosura me numër rendor, kush na siguron ne që gjatë rrugës meqenëse aty kishte tre punonjës brenda nuk janë hequr dokumenta të ndryshme duke u zëvendësuar me të tjera.
Kjo është sot edhe dje, por sot sidomos në dorë të prokurorëve të çështjes duke filluar që nga Olsi Dado dhe Altin Dumani që e kanë çështjen aktuale për të cilën Velaij është pas hekurave dhe konfirmon edhe një herë se sa e nevojshme ka qenë masa e arrestit.
Çdo ditë që kalon Veliaj i kërkon prokurorëve që të kalojë në sistemin 41Biss, sepse ju e shikoni vetë se sa i rrezikshëm është për fshehje dhe manipulimin apo zhdukjen e provave apo intimidimin e provave.
Këto pamje duhet t’i administojë organi i akuzës SPAK dhe këto pamje vërtetojnë qartazi që aty nuk kemi të bëjmë me një transferim nga poshtë, por me fshehje provash dhe kush fshihet pas kësaj?
Punëtorët e ngarkim-shkarkimit? Jo, sepse ata punëtorë janë. Çfarë punë ka makina e mirëmbajtjes me bashkinë e Tiranës, në aspektin e transferimit të dosjeve dhe aqmë shumë nëse ata do ishin në punën e tyre do bënin diçka ligjore, pra mund të dilnin e të informonin gazetarët që ishin jashtë lidhur me këtë transferim”.