Ra në depresion pas ndarjes nga bashkëshorti, gruaja rrëfen si kishte menduar të vriste djalin dhe nënën (VIDEO)

Historia e Besianës nga Memaliaj vjen në studion e “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Besiana ka 10 vjet që jeton në Tiranë që pas kthimit nga shteti fqinj, Greqia.

Në vitin 1995, tezja e Besianës ishte ajo që e njohu me dashurinë, Shpëtimin, por motra e tij ishte e pakënaqur pasi nuk i pëlqente që i vëllai të martohej me dikë që nuk ishte nga i njëjti vend si ata, nga Çamëria.

Megjithatë, Shpëtimi, pavarësisht kundërshtimit ishte i vendosur që lidhja të bëhej dhe kjo u realizua. Në vitin 1997, ata emigrojnë për në Greqi, të dy kishin një martesë të lumtur dhe shkonin shumë mirë bashkë. Pakënaqësia e familjes së Shpëtimit i detyron të kthehen në Shqipëri dhe të ndahen, për t’u rikthyer sërish pas gjashtë muajsh.

Pas ndarjes së dytë, Besiana merr vesh që kishte mbetur shtatzënë dhe lindi djali i tyre, Marko, ndërkohë ajo dhe Shpëtimi ishin ndarë në muajin e dytë të shtatzënisë së saj. Pas ndarjes, Besiana shkoi sërish me mamanë në Greqi në një shtëpi derisa lindi Markon.

Në vitin 2008, Besiana kaloi në një gjendje depresioni që i zgjati për dy vjet. Ajo rrëfen se vetëm qante dhe kishte mendime të errëta gjatë gjithë kohës.

Ardit Gjebrea: Çfarë bëje gjatë kësaj kohe, ku punoje?

Besiana: Edhe pse isha shtatzënë, punoja. Punova deri kur isha shtatë muajsh. Kisha edhe ca kursime të mbledhura se e dija që do të lindja Markon.

Ardit Gjebrea: Di që ke patur edhe probleme shëndetësore.

Besiana: Në 2008, mua më kapi një stres, depresion.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte Marko atëherë?

Besiana: Marko atëherë ishte 9 vjeç.

Ardit Gjebrea: Po për çfarë të kapi depresioni?

Besiana: Depresioni nga hallet që kalova, u mblodhën të gjitha.

Ardit Gjebrea: Sa zgjati?

Besiana: Zgjati dy vjet.

Ardit Gjebrea: Si e kalove?

Besiana: Vetëm qaja, më vinin në mendje mendime të vrisja djalin, të vrisja mamin, por nuk ngrihesha nga krevati se thosha “mos e bëj këtë gjë” dhe luftoja me veten time. Erdha në Shqipëri dhe u stabilizova. Unë si Besianë nuk doja ta bëja, por mendja më thoshte “bëje”.

Ardit Gjebrea: E di, e di, ishte gjendja jote mendore e tillë që mund të mbërrije deri këtu.

Besiana: Po, dhe vinte Marko që rrinte mbi mua e më thoshte në greqisht “Besi, mos u mërzit se ti do të bëhesh prapë mirë” dhe mendja ime prapë funksiononte që unë të bëja keq te djali.

Ardit Gjebrea: Kush të ndihmoi që ta kaloje?

Besiana: Në Greqi isha e sëmurë.

Ardit Gjebrea: Nuk shkove te ndonjë psikolog?

Besiana: Shkova te pesë psikiatër të ndryshëm dhe më jepnin ilaçe të ndryshme që nuk më bënin asgjë, nuk më gjetën mkurën e duhur, kështu që u detyrova të kthehesha në Shqipëri. Rastësisht gjeta një doktor që më gjeti kurën dhe unë sot e kësaj dite jam shumë mirë./Tv Klan


Shtuar 27.06.2021 18:09