Tom Doshi paraqitet në SPAK (VIDEO)

Këtë të hënë, kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, sapo është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ende nuk dihet arsyeja e thirrje së tij nga prokurorët e posaçëm, ndërsa kjo është hera e parë që ai paraqitet në SPAK.

Kujtojmë se më herët, Tom Doshi, ka deklaruar se do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit.

 


Shtuar 24.02.2025 09:16