Pas hapjes së zarfit të parë, Gjesti u detyrua të flejë me Rizartën për dy javë, dhe tensioni dhe lojërat brenda shtëpisë së Big Brother VIP po bëhen edhe më të nxehta.
Ndërsa ai ende ka gjashtë zarfa të tjerë të palexuar, Danja dhe Vserlo kanë vendosur të bëjnë një rreng.
Ata vendosën t’i fshehin zarfat e Gjestit për ta bërë atë të ‘çmendet’ në mëngjes.
Danja u shpreh se ata nuk kanë ndërmend t’i hapin zarfat, por thjesht t’i fshehin, duke e lënë Gjestin të kërkojë me ankth për to.
“Pushteti i tij në këtë moment është valixhja, prandaj do ta bëjmë të ndiejë mungesën e saj”, u shpreh ajo me humor.
Në këtë lojë ata përfshinë edhe Rizartën, duke i kërkuar asaj që të shtiret sikur është e habitur kur të shohë që zarfat mungojnë.
Ndërkohë, Rizarta u shpreh e surprizuar që Gjesti e zgjodhi atë për të ndarë shtratin, duke mos e pritur një vendim të tillë.