Fëmija goditet me pëllëmbë në kopsht, nëna denoncon edukatoren

Një grua është duke u proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohet për ushtrim dhune ndaj një fëmije.

Sipas njoftimit të policisë, nëna e fëmijës me iniciale J.M, 55-vjeçare ka denoncuar edukatoren e kopshtit M.Ll, 55 vjeçe, pasi kjo e fundit dyshohet të ketë goditur të miturin me pëllëmbë.

Ndërsa, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj.


Shtuar 20.02.2025 19:36