Ishulli i Santorinit vazhdon të goditet nga tërmetet e forta.
Burimet nga mediat greke bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm ishulli është goditur nga dy tërmete të forta, të cilat janë regjistruar me magnitudë 5 dhe 4.8 ballë të shkallës Rihter.
Lëkundjet kanë ndodhur në zonën detare mes Santorinit dhe Amorgos, ku tërmeti i parë ka qenë i magnitudës 5 me qendër 17 kilometra larg në jug-juglindje të Arkesinit dhe thellësia fokale e lëkundjes ka qenë 13.6 kilometra.
Ndërsa, tërmeti i dytë ka qenë i magnitudës 4.8 ballë dhe epiqendra është shënuar 25 kilomtera në jugperëndim të Arkesinit me thellësi fokale 11.2 kilometra.
Ndërkohë tërmetet kanë qenë aq të forta, sa janë ndjerë deri në Atikë, teksa Greqia ka bërë njoftimin se do të ndërtojnë një port evakumi për të bërë të mundur largmin e sigurt e banorëve në raste rreziku.