Zoe Saldana u përball me kritika, pasi fjalimi i saj i pranimit në BAFTA u cilësua i gjatë dhe dramatik nga shikuesit.
Aktorja 46-vjeçare fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në “Emilia Perez”, por emocionet e saj të forta dhe reagimi i zjarrtë kur iu ndërpre koha e fjalimit shkaktuan polemika në rrjetet sociale.
Gjatë fjalimit, Saldana falënderoi bashkëpunëtorët dhe familjen, por kur nisi numërimi mbrapsht për ta ndërprerë, ajo reagoi duke shqiptuar disa fjalë të papërshtatshme, shkruan DailyMail.
Saldana u shfaq mahnitëse në tapetin e kuq me një fustan të zi dentelle.
Ndërsa mbrëmja u drejtua nga aktori David Tennant dhe mblodhi yje të shumtë të kinemasë.